Aktori i njohur, Besart Kallaku dhe këngëtarja Xhensila Myrtezaj tashmë janë një proces divorci.
Ka qenë vetë Besi i cili ka konfirmuar ndarjen nga bashkëshortja e tij, si dhe Xhensila e cila ka reaguar shumë herë përmes postimeve në Instagram, duke publikuar këngë me titullin "Fillimi i ri"dhe "Lotët" ku duket se teksti i dy këngëve të saj të fundit i dedikohen divorcit.
Ndërkohë ditën e sotme Xhensila ka publikuar në llogarinë e saj një "Story" ku ka treguar se ajo po "arratiset" me linjën ajore 'Air Albania'.
Nuk dihet nëse këngëtarja ka ndonjë koncert jashtë vendit apo ka plan për një largim të përkohshëm./Liberale.al/