Showbiz

Fjolla Morina: Ja cili këngëtar më ndihmoi financiarisht në momentet më të vështira

Shkruar nga Liberale

Fjolla Morina: Ja cili këngëtar më ndihmoi financiarisht në

Pas një mungese të gjatë në vëmendjen e publikut, këngëtarja Fjolla Morina është rikthyer me një intervistë në emisionin Prive, ku ka rrëfyer momente të vështira nga jeta e saj personale dhe profesionale.

Gjatë bisedës, Fjolla ka treguar se është përballur me sfida të mëdha, duke përfshirë probleme me shëndetin mendor, përplasje ligjore në Shqipëri dhe kohë të vështira financiare. “Ishte një periudhë që më vuri në provë në çdo aspekt të jetës,” tha ajo.

Një nga momentet më prekëse të intervistës ishte përmendja e këngëtarit Labinot Tahiri, i cili i doli në ndihmë në kohën kur ajo po luftonte me krizat financiare. “Labi ishte një mik i vërtetë. Më ndihmoi në mënyra që nuk i kisha imagjinuar dhe më qëndroi pranë kur shumë të tjerë më kthyen shpinën,” u shpreh Fjolla.

Përveç ndihmës financiare, Labinot Tahiri ka qenë një mbështetës i fortë publik për Fjollën. Kur ajo u përball me akuza për armëmbajtje pa leje, Labi publikoi një mesazh prekës për ta mbështetur dhe për t’i bërë thirrje publikut të mos e paragjykonte.

E përkrah këtë grua, një nënë dhe një luftëtare që përpiqet për të ardhmen e fëmijëve të saj. Fjolla, mos u dorëzo kurrë! Zotin e ke afër dhe gjithmonë ke për të gjetur forcën për të vazhduar përpara,” kishte shkruar Tahiri në atë kohë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH