E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Silvana Bushati.
Silvana u pyet pak për mendimin që ka për disa nga banorët e “Big Brother VIP 4”. Kur erdhi radha e Valbona Mhillit, ajo u shpreh se:
Nuk e di… Nuk më takon të flas për të, sepse dikur para shumë vitesh kemi pasur një përplasje. Është e kaluar dhe nuk më takon mua ta them. Është gjynah, sepse edhe unë po të isha aty brenda, do të kishte personazhe plot që do të më sulmonin dhe mua nuk do më vinte mirë… Kanë kaluar shumë vite, 10-15 vite.
A është shumë e rëndë kjo përplasje që ka ndodhur mes jush?
Varet se si e koncepton… Nuk është mirë të luash me figurën e tjetrit, sepse ndoshta mund të jem dhe unë nesër në këto kushte. Po të kisha mundësinë, unë të gjithë aty brenda do t’i mbështesja, edhe pse ndoshta mund të mos kem pasur një ‘klik’ të mirë me dikë…