Showbiz

“E doja shumë”/ Laert Vasili rrëfen mes lotësh si u njoh me pro*titutën: Isha nisur për prova në teatër dhe…

Shkruar nga Liberale

“E doja shumë”/ Laert Vasili rrëfen mes lotësh si u

I ftuari i radhës në podkastin “Flet” me Ilnisa Agollin ishte është aktori i njohur, Laert Vasili.

Në një rrëfim të mbushur plot deklarata të forta, ai tregoi edhe detaje nga jeta e tij private. Aktori rrëfeu se është i dashuruar me një prostitutë.

Pjesë nga biseda:

Do të dashuroheshe me një prostitutë?

Vasili: Jam i dashuruar me prostitutën…

Do më flasësh?

Vasili: Vështirë.

Pse e bëre?

Vasili: Më pëlqeu shumë. Ishte shumë e bukur dhe e doja shumë.

Të merr malli?

Vasili: Shumë

Sa kohë ke që nuk flet me të?

Vasili: Është çështje kalendari jo e imja.

Je i dashuruar Laert?

Vasili: Po

Me prostitutën?

Vasili: Po.

Çfarë është dashuria për ty?

Vasili: Kur ngelesh pa frymë. Kur i thashë ditën e parë të dua më tha çfarë dmth kjo, unë s’e dija që punonte. I thashë kur të pashë m’u bllokua frymëmarrja dhe gjeta veten duke të ndjekur nga pas gjë që unë s’e bëj në Tiranë të Re.

Shkove si klient?

Vasili: Jo jo, në rrugë, dashuria i thashë kur sheh dikë dhe ngelet pa frymë dhe harron gjithçka. Unë isha nisur për teatër kisha prova dhe nis atë ecja pas një femre shumë të bukur tek lagjja ku jam rrit Tiranë të Re.

E dëshiroi ajo takimin me ty më pas?

Vasili: Të dy. Ajo e vuante që kishte rënë në dashuri sepse për punën i bënte shumë keq. Ishte një rrëfim që m’u bë pas ndarjes së 7.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH