Showbiz

Diçka e re po lind mes tyre? Alba dhe Limi kalojnë natën poshtë jorganit

Shkruar nga Liberale

Diçka e re po lind mes tyre? Alba dhe Limi kalojnë natën

Reality show më i ndjekur i momentit, Ferma VIP, po bëhet çdo ditë e më i zjarrtë, dhe jo vetëm për shkak të sfidave me kafshët dhe bujqësinë. Në episodin e fundit, situata brenda fermës ka marrë një tjetër kthesë, pasi dinamika mes banorëve po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar.

Këngëtari i njohur Limi, i cili ka tërhequr vëmendjen e vajzave në fermë, është parë shpesh duke flirtuar me Keisin, Esterin dhe Nurin. Por kur u duke se me Albën i ndërprenë raportet, situata mes tyre ka ndryshuar.

Mbrëmjen e djeshme Alba dhe Limi kanë kaluar natën bashkë dhe një pjesë të mirë poshtë jorganit.

A është kjo fillimi i një romance të re, apo vetëm një lëvizje strategjike brenda lojës? Mbetet për t’u parë në episodet e ardhshme!

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH