Showbiz

Bëmë mama të të ngjaj! Mira Konçi publikon video të fëmijëve të saj, duke kënduar

Shkruar nga Liberale

Bëmë mama të të ngjaj! Mira Konçi publikon video

Këngëtarja Mira Konçi ka prekur zemrat e ndjekësve me një video të rrallë ku shfaqen fëmijët e saj, Drini dhe Era, duke kënduar së bashku. Në një atmosferë të qetë dhe të natyrshme teksa janë duke udhëtuar me makinë, dy të rinjtë treguan se talenti i prindërve u rrjedh në gjak, duke e bërë këtë moment të veçantë për nënën e tyre.

“T’i dëgjoj dy fëmijët e mi duke kënduar bashkë është më shumë se mrekulli!”, shkruan Mira në një postim ku shprehet thellësisht e prekur.
“Ndonjëherë, vendi më i bukur ku mund të jesh është pikërisht prapa skenës — aty ku dashuria, krenaria dhe gëzimi i pastër marrin jetë. Jeni arsyeja pse jetoj, Drin & Era! ”

Në këtë video të ngrohtë, Mira tregon se ndodhet në sediljen e pasme të makinës, thjesht duke dëgjuar,

Fëmijët duket se kanë trashëguar talentin nga të dy prindërit: Mira Konçi dhe Shpëtim Saraçi, dy emra të njohur të muzikës shqiptare.

Liberale Newsroom

Poll
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH