Showbiz

Çaste emocioni, Çiljeta takon dy djemtë e saj!

Shkruar nga Liberale

Çaste emocioni, Çiljeta takon dy djemtë e saj!

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga e cila është pjesë e formatit “Ferma Vip” ka takuar  dy djemtë e saj Fernandon dhe Bekon. Kjo ishte surpriza e parë kaq e madhe për këngëtaren që nga momenti kur është futur në format. Emocionet e takimit ishin të mëdha për shkak se edhe të vegjëli e saj ishin shumë të emocionuar.


Fjoralba: Mua më mungon Çiljeta seksi që theu tabu.

Çiljeta: Nuk më mungon ajo pjesë, çdo gjë ka moshën e vet. E kam kaluar atë fazën, jam në një fazë shumë të rëndësishme të jetës time. Më mungon pjesa e koncerteve dhe studios, nuk më mungon jeta e natës. Pasi edhe kur kam bërë koncerte vitet e fundit, më është dashur të mbyll punët e shtëpisë dhe darkën, pastaj të iki në koncert dhe të qesh. Familja ka një rëndësi të madhe në jetën time, dy fëmijët e mi dhe Albani.

Fjoralba: Përtej këtij roli kaq fisnik dhe dashurisë së madhe si nënë dhe si bashkëshorte a ka momente kur hera herës ndihesh e lodhur.


Çiljeta: Jo. Nuk më la karriera mua, isha unë ajo që mora këtë vendim. U mundova t’i përshtatesha dhe Albanit dhe familjes, familja është obligim i madh, ne kemi dy fëmijë si drita, do jenë rritur me shumë dashuri për njëri-tjetrin, fokusi im është aty.

Djali i saj i vogël nuk e njohur kurrë nënën, pasi ajo ndërroi jetë pas lindjes, por Çilieta ka treguar sot se ka një zemër shumë të madhe dhe se nuk i ndan të dy fëmijët.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH