Showbiz

"Isha e tmerruar", aktori i famshëm Gerard Depardieu shpallet fajtor për sulm seksual ndaj dy grave!

Shkruar nga Liberale

"Isha e tmerruar", aktori i famshëm Gerard Depardieu shpallet

Aktori i famshëm francez, Gerard Depardieu është shpallur fajtor për sulm seksual ndaj dy grave dhe është dënuar me 18 muaj burgim me kusht.

Depardieu, 76 vjeç, u dënua nga një gjykatë në Paris për ngacmim seksual të grave gjatë xhirimeve të filmit të vitit 2021, Les Volets Verts (The Green Shutters).

Të dyja "viktimat" kishin punuar në film në role prapa skenave.

Pas dënimeve të tij, Depardieu u gjobit edhe me shumën prej 29,040 eurosh (rreth 24,000 paund) dhe gjykata kërkoi që ai të regjistrohet në bazën e të dhënave kombëtare të abuzuesve seksualë.

Avokati i tij, Jeremie Assous, tha se ylli i filmit, i cili mohoi sulmin dhe nuk mori pjesë në seancën dëgjimore të së martës, do të apelojë kundër këtij vendimi, shkruan Skynews. 

Dy gratë që e denoncuan thanë se kishin frikë të flisnin hapur në atë kohë, ishin të frikësuara nga Depardieu.

"Isha e tmerruar", tha njëra nga gratë, një skenografe me emrin Amelie.

Ajo i tha gjykatës se Depardieu e kishte sulmuar, ndërsa ajo përpiqej ta kalonte pranë tij në një korridor, dhe më pas sipas saj e kishte prekur në trup. 

"Ai më tmerroi, dukej si i çmendur", tha ajo.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH