Showbiz

A rrezikon burgun pas arrestimit? Ja dënimi që mund të marrë Noizy pas arrestimit

Shkruar nga Liberale

A rrezikon burgun pas arrestimit? Ja dënimi që mund të marrë

Dy ditë pasi reperi Noizy u shpall në kërkim pas sherrit brutal të ndodhur në Pejë, policia ka bërë të mundur orët e para të mëngjesit të sotëm arrestimin e tij e të Dj Crax në Shëngjin.
Pas ndalimit, është njoftuar që do të ekstradohen në Kosovë.

Policia e Kosovës e ka cilësuar veprën për të cilin akuzohen Niozy me DJ-n e tij, ‘Lëndim i rëndë trupor’.
Por deri në sa vite mund të dënohet reperi i njohur Noizy për këtë vepër. Ja cfarë thotë Kodi Penal i Kosovës për një vepër të tillë?

“Neni 189 Lëndimi i rëndë trupor

1. Kushdo që i shkakton lëndim të rëndë trupor personit tjetër ose e dëmton shëndetin e personit tjetër deri në masën e tillë sa që mund të rezultojë me:

1.1. dobësimin e përkohshëm ose esencial të një pjese vitale të trupit të personit tjetër;

1.2. paaftësimin e përkohshëm, zvogëlimin e përkohshëm dhe esencial ose zvogëlimin e përhershëm të aftësisë së personit tjetër për të punuar; ose

1.3. dëmtimin e përkohshëm dhe serioz të shëndetit të personit tjetër, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.

2. Kushdo që shkakton lëndim trupor ose e dëmton shëndetin e personit tjetër dhe kjo rezulton me:

2.1 rrezikim të jetës së personit tjetër;

2.2 paaftësimin ose dobësimin e përhershëm të një pjese vitale të trupit të personit tjetër;

2.3 paaftësimin e përhershëm të aftësisë së personit tjetër për çfarëdo lloj pune

2.4. shëmtimin e përhershëm të personit tjetër; ose 2.5. dëmtimin e përhershëm të shëndetit të personit tjetër, dënohet me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet.

2.5. dëmtimin e përhershëm të shëndetit të personit tjetër, dënohet me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet.

3. Kur vepra penale nga ky nen kryhet ndaj viktimës së ndjeshme, kryesi dënohet me:

3.1. Burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet për veprën penale nga paragrafi 1. i këtij neni; ose

3.2. Burgim prej dy (2) deri në dhjetë (10) vjet për veprën penale nga paragrafi 2. i këtij neni.

4. Kur vepra penale nga paragrafi 1., 2 ose 3. i këtij neni rezulton me vdekjen e personit tjetër, kryesi dënohet me burgim prej dy (2) deri në dymbëdhjetë (12) vjet. 5. Kur vepra penale nga paragrafi 1., 2. ose 3. i këtij neni është kryer me armë, mjet të rrezikshëm apo me ndonjë send tjetër që mund të shkaktojë lëndim të rëndë trupor ose dëmtim të rëndë të shëndetit, kryesi dënohet me burgim jo më pak se tre (3) vjet.

Neni 190 Pjesëmarrja në rrahje 1.

Kushdo që merr pjesë në rrahje, e cila rezulton me vdekje ose lëndim të rëndë trupor të personit, për pjesëmarrje në rrahje dënohet me gjobë ose me burgim deri në tri (3) vjet. 72

2. Kushdo që në ndonjë rrahje ose grindje me qëllim të frikësimit apo kanosjes së personit, rrok apo vringëllon armën, mjetin e rrezikshëm apo mjetin tjetër që është i përshtatshëm për të shkaktuar lëndim të rëndë trupor ose për të dëmtuar rëndë shëndetin e personit, dënohet me gjobë ose me burgim prej një (1) deri në tre (3) vjet.

3. Personi nuk është penalisht përgjegjës sipas paragrafit 1. i këtij neni nëse ka marrë pjesë në rrahje pa fajin e tij ose thjesht për të mbrojtur veten apo për t’i ndarë pjesëmarrësit e tjerë në rrahje. 4. Arma, mjeti i rrezikshëm apo mjeti tjetër konfiskohen”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH