Roza Lati, ka bërë së fundmi një bashkëbisedim virutal me ndjekësit e saj, ku ka dhënë disa detaje në lidhje me romancën e saj.
Fansat e ish-banores së “Big Brother VIP 3” kanë qenë shumë kuriozë të dinë sa më shumë rreth lidhjes së saj të dashurisë me Xhonatanin. Edhe ky i fundit ka qenë ish-banor edicionit të dytë të “Big Brother VIP”.
Pjesë nga biseda me ndjekësit:
Na trego i çik a bëhet xheloz ndonjëherë Xhoni për këtë super bombë femër që ka në krahë?
A bëhet xheloz? Në fakt e kam publikuar në story njëherë kur kanë reaguar fansat e mi, ishte një mesazh i të dashurit tim që thoshte ‘po, po kur të gjej unë ndonjë kampionat që të të mbajë dy muaj që të mos shohin në Tiranë’, kanë reaguar fansat ‘ku je, na thave sytë’ diçka e tillë. Kështu që mendoj se e dhashë përgjigjen.
Që është më fat Xoni e dimë, po si arriti me t’a fituar zemrën?!
Këto janë i çik si punë personale… Por mund të them, kemi gjetur njëri-tjetrin.
A po jeton me të dashurin a vetëm?
Po bashkëjetojmë. Dhe po e shijojmë shumë!
A je e lumtur me Xh? Uroj të jesh më e lumtura në botë
Jemi të dy shumë të lumtur
Mendon se e ke gjetur dashurinë që meritoje? Të uroj lumturi
Ndihemi mirë. Jam e lumtur. Po shijojmë kohën që na ka dhënë Zoti. Kaq mund të them.