Jul Deda dhe Roza Lati, janë përfshirë sërish në debat me njëri-tjetrin në shtëpinë e “Big Brother VIP".
Debati mes tyre nisi pasi moderatorja u shpreh se është qesharake që aktori ka bërë një reklamë të një produkti, ndërsa Juli i acaruar e ka akuzuar Rozën që i rreh qentë e saj pavarësisht se sipas tij “shtiret” duke dalë në television për të mbrojtur të drejtat e kafshëve.
Ndërkohë Roza tha se e ka gjuajtur me shpullë qenin për ta disiplinuar, pasi ka pasur frikë që i hidhet ndonjë fëmije dhe mund ta lëndojë.
Pjesë nga debati mes dy banorëve:
Roza: Ti e bërë reklamë një ilaçi që është për prostatën.
Juli: Aty kam marrë paratë unë.
Roza: Më ka ardhur me qesh, dhe kam dashur të dijë, po ti që je homofob dhe të bësh reklamë ilaçin e prostatës a nuk është qesharake.
Juli: Po ik o Roz me këto provokime. Ma sqaro pak për qentë që i rreh rrugëve, që del dhe i mbron nëpër televizor dhe pastaj i rreh rrugëve. Qenin tënd Sashën e shkretë.
Roza: Ej nuk jeton Sasha kujdes. Un e kam pat fëmijën tim atë.
Juli: Ti kur flet për dhunë duhet të kuptosh që ti i ke dhunuar kafshët.
Roza: Kafshët nuk dhunohen kafshët disiplinohen.
Juli: Ti e ke rrahur kafshën për ta disiplinuar? Unë nuk e kam rrahur qenin tim.
Roza: I kam gjuajtur me shpullë se normal kur i hidhet fëmijës se do t'i marrë topin, normalisht që do t'i gjuaj me shpulla.
Juli: Të kam parë rrugës dhe nuk ju hodh as fëmijës dhe asnjë gjë. Posht te lagja.