Horoskop

Kujdes! Flirtoni me këto shenja horoskopi?

Shkruar nga Liberale

Kujdes! Flirtoni me këto shenja horoskopi?

Virgjëresha

Mashkulli Virgjëreshë ka shumë pika të forta dhe talente, por të dish se kur flirtohet me të dhe kur jo, nuk është një prej tyre. Ai nuk mund t’i kuptojë sugjerimet tuaja dhe mendja e tij nuk do të shkojë te pjesa e dashurisë. Në mënyrë që ata ta “kapin” atë, ju duhet të shkoni me një banderolë poshtë shtëpisë së tyre ose të keni një altoparlant që ta thërrasë dhe t’u thotë “Më pëlqen!”

Bricjapi

Sado i zoti të jetë mashkulli Bricjap në biznesin dhe karrierën e tij, aq më keq është edhe në lidhjet e tij të dashurisë. Nëse ju pëlqen një Bricjap dhe ai nuk e kupton që po flirtoni me të ose e shihni që nuk po ju përgjigjet, dijeni që metoda me të është një. Duhet të shkosh t’i thuash drejtpërdrejt se e dëshiron. Ai do t’ju vlerësojë duke e ditur dhe nëse edhe atij i pëlqeni, atëherë do të bëjë lëvizjet e tij. Nëse nuk ia tregoni, mund të prisni përgjithmonë një përgjigje që nuk vjen kurrë.

Ujori

Burri Ujor është përgjithësisht në botën e tij, dhe ju duhet ta kishit ditur tashmë këtë. Ujori nuk e kupton menjëherë flirtin. Duhet t’ia “fotografosh” ose t’i thuash drejtpërdrejtë se e dëshiron. Një lojë nënkuptimesh etj. është thjesht një humbje kohe me të, sepse ai thjesht nuk mund ta luajë atë dhe ai nuk do ta ketë kuptuar se çfarë saktësisht dëshironi prej tij. Pra, merrni masa për të pasur një fund të lumtur.

Poll
SHQIPENGLISH