Magazinë

Hidhet shorti për “Eurovision 2025”, ja KUR do të performojë Shqipëria!

Shkruar nga Liberale

Hidhet shorti për “Eurovision 2025”, ja KUR do të

Është hedhur shorti për ndarjen e 31 vendeve gjysmëfinale të ‘Eurovision 2025’ në dy netët gjysmëfinale, që do të zhvillohen më 13 dhe 15 maj në Bazel të Zvicrës.

Shorti gjysmëfinal u hodh nga Jennifer Bosshard dhe Jan van Ditzhuijzen nën mbikëqyrjen e EBU (European Broadcasting Union).

Gjithsej 15 vende do të performojnë në natën e parë të gjysmëfinales, më 13 maj dhe 16 vende do të performojnë në natën e dytë të gjysmëfinales, më 15 maj.

31 vendet pjesëmarrëse u ndanë në pesë grupe dhe më pas, me anë të shortit, përcaktohej se në cilën nga dy gjysmëfinalet dhe në cilën pjesë (të parën apo të dytën) do të performonin.

Gjithashtu, një short shtesë përcaktoi se për cilën gjysmëfinale do të votonin vendet e mëdha (Big 5) dhe vendi pritës, Zvicra.

Zvicra, Italia dhe Spanja do të votojnë në natën e parë gjysmëfinale (13 maj). Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe do të votojnë natën e dytë gjysmëfinale (15 maj).

Në natën e parë vendet pjesëmarrëse u ndanë si më poshtë:

Estonia

Islanda

Polonia

Portugalia

Suedia

Ukraina

Shqipëria

Azerbajxhani

Belgjika

Kroacia

Qipro

Holanda

Norvegjia

San Marino

Gjysmëfinalja e dytë:

Armeni

Australi

Austri

Greqi

Irlandë

Letoni

Lituani

Mali i Zi

Republika Çeke

Danimarka

Gjeorgji

Izrael

Luksemburg

Maltë

Serbi

Gjithsej 37 shtete do të marrin pjesë në Eurovision Song Contest 2025. Nga këto 31 shtete do të garojnë në gjysmëfinale.

5 vendet e mëdha si Franca, Gjermania, Italia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar, së bashku me Zvicrën, kualifikohen automatikisht për në finalen e madhe.

“Eurovision 2025” do të mbahet në datat 13, 15 dhe 17 maj në St. Jakobshalle në Bazel të Zvicrës.

Shqipëria, e cila do të performojë në gjysmëfinalen e parë, përfaqësohet nga Grupi Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH