Magazinë

Elon Musk bëhet sërish baba, vjen në jetë fëmija i tij i 12-të

Shkruar nga Liberale

Elon Musk bëhet sërish baba, vjen në jetë fëmija i tij

Një ndër njerëzit më të pasur në botë, Elon Musk është bërë baba për herë të 12-të. Thuhet se ky është fëmija i tretë me ekzekutiven e Neuralink, Sivon Gillis.

Lajmi është bërë i ditur nga një artikull i Bloomberg-ut, ndërsa nuk përmendet se kur saktësisht ka ardhur në jetë fëmija. Gjithashtu nuk dihet ende gjinia dhe emri i tij.

Elon Musk ka edhe binjakët e tij me Shivon Zilis përmes IVF.

Në total, ai ka dymbëdhjetë fëmijë, gjashtë prej tyre të lindur në pesë vitet e fundit. Në veçanti, tre prej tyre kanë nënë Shivon Zilis, ndërsa tre të tjerët këngëtaren Grimes.

Në të kaluarën, kreu i X është shprehur me humor se do shtojë popullsinë. E duket se po e bën!

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH