Arte

PERSONAZHI I DITËS/ Sot në ditëlindjen e Luiza Xhuvanit, aktorja që lindi “e madhe”!

Shkruar nga Liberale

PERSONAZHI I DITËS/  Sot në ditëlindjen e Luiza Xhuvanit, aktorja

Pavarësisht peripecive të jetës, nga mënyra sesi i ka sfiduar ato, aktorja duket sikur ka lindur për të mbetur e madhe. Ose më mirë të themi, Luiza Xhuvani ka lindur e madhe.

Aktorja e madhe e Kinematografisë dhe Teatrit, Luiza Xhuvani, feston sot 60-vjetorin e saj të lindjes. Ajo mundi të përballojë fatkeqësitë me të cilën e vuri përballë jeta, atëherë kur u duk sikur u shëmb për një moment gjithçka kishte ndërtuar dhe ngritur gjithçka me mund, punë, talent dhe sakrifica.

PERSONAZHI I DITËS/  Sot në ditëlindjen e Luiza Xhuvanit, aktorja

Luiza edhe atëherë kur iu përmbys gjithçka, gjeti forcë dhe kurajo për t’u ringritur e për të vazhduar jetën dhe karrierën, të cilën vazhdon të mos e braktisë. Një aktore e dashur dhe e admiruar nga publiku e ka të pamundur të ndahet prej tij ndaj edhe Luiza Zhuvani performon me sukses edhe sot e kësaj dite në mbarë skenat e teatrit tonë e më gjerë.

PERSONAZHI I DITËS/  Sot në ditëlindjen e Luiza Xhuvanit, aktorja

Luiza Xhuvani (Papathanasi) lindi më 26 mars 1964 në Sarandë.

PERSONAZHI I DITËS/  Sot në ditëlindjen e Luiza Xhuvanit, aktorja

U diplomua aktore në Akademinë e Arteve më 1986, por në Teatrin Kombëtar filloi punën pas një përvoje dy vjeçare në Estradën e Sarandës. Ende studente, fillon karrierën si aktore filmi me “Dhe vjen një ditë” (Infermierja) dhe “Flutura në kabinën time” (Flutura) të Vladimir Priftit, me të cilin fiton Kupën për Aktoren më të Mire në Festivalin e Filmit, të vitit 1985, “Fjalë pa fund” (Magdalena) i S. Pecanit, “Hetimi vazhdon” (Hetuesja), “Rrethi i kujtesës” (Mbesa) i E. Musliut, “Muri i gjallë” (Rozafa) i M. Fejzos. Nga viti 1991 e në vazhdim ka një bashkëpunim të suksesshëm me regjisorin Gj. Xhuvani, nën drejtimin e të cilit interpreton në filmat “Bardhë e zi”, “Një ditë nga një jetë”, “Dashuria e fundit” (Mirjana), me të cilin fiton përsëri Kupën në Festivalin X të Filmit, më 1995, “Funeral Business” (Sana), me të cilin u shfaq në Festivalin e Venecias në vitin 2000, “Parullat” (Diana), me të cilin fiton Çmimin Aktorja më e mirë e Festivalit të Tokios 2003 dhe së fundi “I dashur armik” (2004).

PERSONAZHI I DITËS/  Sot në ditëlindjen e Luiza Xhuvanit, aktorja

Në Teatrin Kombëtar interpreton vazhdimisht role protagoniste, si në dramat “Unë dhe Mefistofeli” (Margarita) të B. Hoxhes, “Dhelpra dhe rrushtë” (Klea) të Figueiredos, “Dasëm gjaku” (Nusja) të Lorkës, “Rikardi III” (Ledi Ana) të Shekspirit, “Kati VI” të Alfred Zheri, “Këngëtarja tullace” (Misis Martin) të Ioneskos dhe komeditë “Valsi i Titanikut” (Xhena) e “Oportunesku” të Mushateskut, “Kopshti me dallëndyshe” (Maria) të Cikliropulosit, “Armiku i popullit” (Pietra) të Ibsenit, “Pulëbardha” (Nina) të Çehovit, “Cilindri” (Rita) të De Filipos, regjisor Kastriot Çipi dhe “Kapitulli i dytë” (Xheni) të Sajmonit, regjisor Mehmet Xhelili me të cilin fiton çmimin për Aktoren më të mirë të Festivalit të Aktrimit, Apollon 2004, në Fier. Jashtë kësaj skene, interpreton në produksionet e pavarura të dramave “Valle Vdekjeje” të Strindbergut dhe “Shërbëtorët” (Kler) të Zhenetit.

Dha dorëheqjen me datë 4 nëntor 2014 nga mandati i deputetes së Partisë Socialiste për zonën e Sarandës, pasi djali i saj u arrestua dhe u dënua më pas për një krim të katërfishtë në Tiranë. Ajo megjithatë gjeti forcë për të përballuar sfidat e vështira e të papritur me të cilat të vë përballë jeta, dule u rikthyer në Teatër teksa vijon të interpretojë role të spikatura.

PERSONAZHI I DITËS/  Sot në ditëlindjen e Luiza Xhuvanit, aktorja

Filmografia

Në kërkim të kujt (2011), serial
I dashur armik - (2004) ... Vefi
Parullat - (2001) ... Diana
Funeral Business - (1999) , Sana
Dashuria e fundit - (1995) , Mariana Golemi
8 persona plus - (1994) - komedi-teatër
Loin des barbares - (1994) .... Marieta
Një ditë nga një jetë - (1994)
Dhelpra dhe rrushte - (1991), teatër
Bardh e zi - (1991)
Unë e dua Erën - (1991) (TV), Era Selenica
Valsi i Titanikut - (1990), teatër-komedi
Muri i gjallë - (1989) , Fata
Flutura në kabinën time - (1988) , Flutura
Hetimi vazhdon - (1988), hetuesja
Rrethi i kujtesës - (1987), Genta
Dhe vjen një ditë - (1986)
Fjalë pa fund - (1986) Magdalena
Apasionata - (1983), studente

PERSONAZHI I DITËS/  Sot në ditëlindjen e Luiza Xhuvanit, aktorja

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH