Magazinë

A tradhtojnë futbollistët? Plas BOMBËN dedektivja: Mbaj mend një rast kur erdhi e dashura...

Shkruar nga Liberale

A tradhtojnë futbollistët? Plas BOMBËN dedektivja: Mbaj mend

Detektivja e njohur, Shkënda Lili, ishte mbrëmë e ftuar në “Top Arena”, Top Channel, aty ku u pyet për rastet e tradhtisë te futbollistët.

Ajo tha se rastet janë të rralla, por zbuloi një rast të cilin ajo e ka investiguar. Kur moderatorja e njohur, Alesia Bami, e pyeti në lidhje me futbollistët, Shkënda nuk përmendi emra.

Detektivja Lili thjesht zbuloi se ka qenë e dashura e futbollistit ajo që ka kërkuar këtë të fundit ta hetojë.

Sipas saj, është e vështirë të investigosh futbollistët pasi qëndrojnë në ambiente të mbyllura.

Pjesë nga intervista:

Alesia Bami: Gratë e futbollistëve janë drejtuar te ty për ndonjë tradhti të mundshme?

Shkënda Lili: Në fakt nuk janë të shpeshta këto rastet tek unë. Mbaj mend një rast, ku ishte e dashura, jo gruaja, ajo që kërkonte të investigonte futbollistin.

Nuk është një futbollist me emër, është shqiptar. Nuk ishte i martuar. Unë e kam investiguar. Këtë herë nuk ka luajtur me kombëtaren, ka qenë në stol.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH