Globi

LVV shkel afatin e Thaçit: Ja kur e japim emrin e kryeministrit

Shkruar nga Liberale
LVV shkel afatin e Thaçit: Ja kur e japim emrin e kryeministrit

Lëvizja Vetëvendosje ka dalë me një deklaratë pas takimit të kryesisë së kësaj partie, ku ka sqaruar se në ditët në vijim do t'i dërgojë presidentit Thaçi emrin e kryeministrit të ardhshëm të Kosovës.

Vetëvendosje shkruan më tej se kanë filluar bisedimet me drejtuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës për marrëveshjen për koalicionin e ardhshëm qeverisës.

"Sot u mbajt mbledhja e Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Në respektim të plotë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Nenit 84 pika 14 dhe Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese KO 103/14, subjekti ynë do të bëjë propozimin për mandatarin për Kryeministër. Këtë propozim do t’ia dërgojmë me shkresë zyrtare Presidentit të Republikës në ditët në vijim.

Pas pranimit të shkresës sonë zyrtare, në respekt të Kushtetutës, Nenit 95 pika 1, dhe Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese presim që Presidenti t'ia drejtojë Dekretin me propozimin tonë Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Ndërkohë kanë rifilluar bisedimet me drejtuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës për marrëveshjen për koalicionin e ardhshëm qeverisës", thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.

Kujtojmë që presidenti i Kosovës, Hashim Tahçi kishte vendosur një afat 48 orë, ku i kërkonte Kurtit dërgimin e mandatarit për kryeministër. Përej këtij afati, Thaçi paralajmëronte marrjen e masave juridike. Ky afat përfundon ditën e sotme./Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH