Aktualitet

Luan Baçi nga vendgrumbullimi i mbetjeve në Fier: Situata alarmante

               Publikuar në : 21:27 - 29/07/21 liberale

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Luan Baçi e ka konsideruar alarmante situatën nga mbetjet në Fier. Në një deklaratë nga vendgrumbullimi i mbeturinave ku ende vazhdojnë flakët të jenë aKtive, Baçi u shpreh se kjo nuk është një situatë për të bërë politikë, por situata ka dalë jashtë kontrollit.

“Situata është e dukshme tashmë, një situatë vërtet alarmante, e rrezikshme dhe shumë dëmtuese për qytetarët e Fierit. janë ditë të tëra që qyteti i Fierit është në gjendje katastrofike, tym dhe blozë në çdo shtëpi. Qytetarët janë mbyllur brenda. Nuk është situatë për të bërë politikë dhe unë jam plotësisht dakort me këtë madje më vjen keq që çdokush mundet të thotë që po bëjme politikë me këtë fatkeqësi. Kemi ditë që e ndjekim situatën nga afër, e kemi denoncuar duke ofruar edhe ndihmesën tonë se sim und të zgjidhet. Ka disa ditë që bëhet sikur punohet. Janë me dhjetëra raSte që këtu ka pasur zjarre. Kjo e kësaj here ishte jashtë çdolloj parashikimi dhe ndodh në një situatë që incerneratori korruptiv i Fierit që PD e ka denoncuar ata kanë deklaruar se ata janë gati për të filluar punën që në 25 maj. Duhet të ishin marrë masa për ta pastruar dhe zhbllokuar. Nuk mendoj se do të marrë zgjidhje me 2 mjete që kanë sjellë këtu”- u shpreh deputeti.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëv të dalin të protestojnë pasi kjo papastërti bie mbi të gjithë qytetarët. Ai po ashtu i ka bërë thirrje SPAK që të nisë hetimet për incerneratorin e Fierit pasi dikush duhet të mbajë përgjegjësi për situatën alarmante.

U bëj thirrje qytetarëve të Fierit të protestojnë pasi këtu ka erë korrupsion, situatë e lënë pas dore pasi këta janë të babëzitur. Incerneratori i Fierit është një incernerator jo me teknologjinë që duhet dhe nuk mund të vihet në punë. Banorët e zonave janë duke u larguar pasi nuk u shiten produktet nga tymi. I bëj thirrje SPAK menjëherë të nisë hetimet. Kush mban përgjegjësi për 4 ditë rresht tym dhe dëm për qytetarët. Janë qytetarët që duhet të reagojnë pasi kjo papastërsi bie mbi kokat e të majtëve dhe të djathtëve”- u shpreh ai.


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back