Aktualitet

Listat e deputetëve/ Flamur Nokën e sjell në Qarkun e Tiranës

Shkruar nga Liberale
Listat e deputetëve/ Flamur Nokën e sjell në Qarkun e

Surpriza në listat e Partisë Demokratike. Publikimi i listës së kandidatëve të demorkatëve për qarkun e Kukësit konfirmoi zërat se ish-deputeti i Kukësit Flamur Noka nuk do të kandidojë më në këtë qark.

Burime të mirëinformuara pranë PD bëjnë të ditur për gazetarin e ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ Osman Stafa se ish-deputeti Flamur Noka është caktuar të kandidojë në Qarkun e Tiranës.

Emri i tij është propozuar në të gjitha degët e qarkut Kukës, si dhe në shumë degë të tjera të PD në të gjithë Shqipërinë, por, mesa duket, për Partinë Demokratike kandidimi i ish-Ministrit të Brendshëm Flamur Noka është më i vlefshëm në Qarkun e Tiranës. / Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH