Aktualitet

Lirohet nga burgu një tjetër anëtar i “Bandës së Durrësit”

Shkruar nga Liberale
Lirohet nga burgu një tjetër anëtar i “Bandës së

Një tjetër vendim skandaloz i drejtësisë shqiptare! Gjykata e Fierit ka liruar nga burgu një tjetër person të rrezikshëm, pjesëtar të të ashtuquajturës “Banda e Durrësit”.

Bëhet fjalë për shtetasin Sardian Sulejmani, lirimi i të cilit është urdhëruar nga gjyqtari Piro Sota në Gjykatën e Fierit.

“Urdherohet lirimi i menjehershem i të dënuarit Sardian Sulejmani nga IEVP Fier”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Vendimi është marrë më datë 11 tetor 2019.

“Pezullimin e ekzekutimit të pjesës së mbetur të dënimit të të dënuarit Sardian Sulejmani prej 4 vjet 10 muaj e 17 ditë burgim, me kusht që gjatë një afati prove të barabartë me pjesën e mbetur të dënimit, i dënuari Sardian Sulejmani të mbajë kontakte me Zyrën Vendore të Shërbimit të Provës dhe të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale”, thuhet më tej në vendim.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH