Bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama ka lënë të hapur mundësinë e e përfshirjes së saj në politikë.
Në një intervistë për “Albanian Post”, ajo ka deklaruar se i ka dhënë politikës dhe publikes gjithçka që ka mundur si profesioniste dhe qytetare.
“Një fjalë dhe këshillë e mençur thotë kurrë mos thuaj kurrë, sepse jeta është ajo që ndodh kur jemi duke bërë plane të tjera. Por, besoj që i kam dhënë politikës dhe publikes gjithçka kam mundur si profesioniste, qytetare dhe si bashkëshorte e Edit.
I kam dhënë e pakursyer pasionin, besimin, mbështetjen, kritikën, inspirimin, vëmendjen, kundërshtinë, rezistencën, mirëkuptimin, durimin dhe shpresën. Shumë intensivisht dhe shumë posaçërisht. Ndërkohë ruaj të njëjtin pasion për tryezën besnike të punës sime me të cilën jam e lidhur pandashmërisht dhe dëshirën që çdo minutë t’ia dedikoj Zahos dhe familjes”, tha Linda.