Aktualitet

Lihet në burg Arjan Tase, drejtuesi i skafit që i mori jetën 7 vjeçares në Himarë

Shkruar nga Liberale
Lihet në burg Arjan Tase, drejtuesi i skafit që i mori jetën 7

Gjykata e Vlorës ka vendosur masën “arrest me burg” për Shefin e Policimit në Komunitet në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, Arjan Tase.

Seanca u drejtua nga gjyqtarja, Viola Canaj, ndërsa prokurore e çështjes ishte Eranda Visoci dhe avokat mbrojtës, Aleks Prifti.

Mësohet se, Arjan Tase akuzohet për "vrasje me dashje indirekte". Ai i ka kërkuar falje familjes Avdia dhe ka deklaruar se, nuk do ta ankimojë vendimin e gjykatës.

Kujtojmë se, Arjan Tase ishte duke drejtuar skafin, me të cilin “i mori jetën” 7 vjeçares, Jonada Avdia në plazhin e Potamit në Himarë.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH