Aktualitet

Largohet drejtori i policisë së Shkodrës

Shkruar nga Liberale
Largohet drejtori i policisë së Shkodrës

Pas më shumë se 1 viti në drejtim të policisë së Qarkut Shkodër Niko Brahimaj është larguar nga posti i drejtorit dhe në vend të tij është komanduar zv/drejtori Lorenc Meta.

Abc News ka siguruar vendimin e komandimit të Lorenc Metës në krye të drejtorisë së Policisë së qarkut të Shkodrës në vendin e Brahimajt.

Motivet e lëvizjes me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit Ardi Veliu nuk jepen, por ndryshimi vjen vetëm pak ditë pas ngjarjes së rëndë në Malësinë e Madhe ku dy të rinj u ekzekutuan për shkak të konfliktit për kanabisin.

Prej disa ditësh policia shqiptare është vendosur në ndjekje të Daniel Pepajt, që dyshohet se është personi që ekzekutoi me armë zjarri kallashnikov, Klement Pepajn dhe Vilson Çutajn pas sherrit për kanabisin.

 

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH