Në studimin më të ri të publikuar së fundmi nga “The Lancet”, i cili është dhe më i madhi për simptomat e COVID-19 në terma afatgjatë, rezulton se një pacient që ka kaluar COVID-19 mund të ketë simptoma të virusit deri në 6 muaj.
Konkretisht, studimi në Wuhan del në përfundimin se nga 1 mijë e 700 pacientë, 76% e tyre kishin të paktën një simptomë që vazhdonin ta përjetonin dhe muaj të tërë pasi lanë spitalin.
Ndër simptomat më të zakonshme janë lodhja dhe vështirësitë në gjumë, e para e vërejtur në 63% të pacientëve kurse e dyta në 26% të tyre.
Ndërkohë në 23% të pacientëve ka simptoma si komplikime psikologjike afatgjata, me ankth ose depresion. Për pacientët që u dëmtuan më shumë nga COVID-19 nuk mungonin dëmet afatgjata në mushkëri./Gazeta Liberale