Showbiz

Kungulli i dimrit, vlerat ushqyese për shëndetin dhe kushtet e kultivimit

Shkruar nga Liberale
Kungulli i dimrit, vlerat ushqyese për shëndetin dhe kushtet e

Në zonën e Alpeve kultivohet për më se 70-80 vjet Cucurbita maxima L, ose ndryshe siç njihet edhe nga zona ‘Kungulli i dimrit’. Quhet kështu për faktin se fruti arrin të përballojë ngricat e vjeshtës dhe në treg del në stinën e dimrit.

Kushtet e kultivimit

Mbillet në anë të ngastra, në ledhe me ekspozim nga dielli. Bimë me kërcell zvarritës, me lastar të gjatë. Prodhon 3-4 fruta për bimë; me formë cilindrike të shtypur.

Në pjekjen teknike kanë ngjyrë jeshile të hapur, kurse në pjekjen botanike ngjyrë gri; tuli ka ngjyrë të verdhë në portokalli.

Si periudhë mbillet në fund Prillit dhe gjatë Majit. Prodhimi fillon në fund të Korrikut dhe vazhdon deri vonë në ngricat e vjeshtës. Pas kësaj frutat vilen dhe ruhen për konsum dimëror.

Veçantitë e renditura nga Agroweb.org

Ka qëndrueshmëri të mirë ndaj sëmundjeve dhe dëmtuesve, temperaturave të ulëta dhe të larta. Jep prodhim të mirë e të qëndrueshëm. Preferohet për pjekje, për konsum dimëror në familje dhe për tregun lokal.

Arsyet përse kungulli të bën mirë për shëndetin

Shëndeti i syve dhe sistemi imunitar

Kungulli është i mirë për sytë dhe për sistemin imunitar sepse është i pasur me vitaminë A. Një racion i vetëm me kungull ofron 200 përqind të dozës së rekomanduar ditore të këtij ushqyesi kaq të dobishëm për organizmin.

Shëndeti i zemrës

Kungulli përmban kalium dhe antioksidantë të cilët mund të parandalojnë sëmundjet e zemrës por edhe disa lloje kanceri.

Kolesteroli

Sterolët bimorë tek farat e kungullit ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq. Të njëjtin rol luajnë edhe acidet yndyrore omega-3 që ulin trigliceridet dhe tensionin e gjakut.

Pesha trupore

Kungulli është një ushqim i lehtë dhe me pak kalori. Një racion i vetëm përmban vetëm 50 kalori. I njëjti racion përmban 3 gramë fibër që do të thotë se do të ndiheni të ngopur për më gjatë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH