Aktualitet

Kultivonin kanabis në Kukës, arrestohen 2 persona

Shkruar nga Liberale
Kultivonin kanabis në Kukës, arrestohen 2 persona

Dy persona janë arrestuar në Kukës pasi kultivonin kanabis duke e ruajtur me armë zjarri territorin.

Në pranga kanë rënë A.C, dhe K.E, teksa iu gjetën një armë kallashnikov si dhe 2 fishekë.

"Strukturat e DVP Kukës, në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasit A. C., 35 vjeç, banues në Tiranë dhe K. E., 20 vjeç, banues në fshatin Zall-Reç, Dibër.", njofton policia.

Njoftimi i policisë:

Kukës

Vijon kontrolli i pandërprerë i territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

Goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Asgjësohen fidanë e kubikë të kultivuar me fara cannabis sativa.

Gjatë kontrollit sekuestrohet dhe një armë zjarri kallashnikov, me një sasi fishekësh luftarak.

Vihen në pranga 2 shtetas, si autorë të dyshuar të tentativës për kultivim të bimëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje.

Strukturat e DVP Kukës, në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasit A. C., 35 vjeç, banues në Tiranë dhe K. E., 20 vjeç, banues në fshatin Zall-Reç, Dibër.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta dy shtetas, në fshatin Barr, në vendin e quajtur “Kepat e Bardhë”, kanë kultivuar fidanë e kubikë me fara të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, në vendin ku u kapën në flagrancë këta dy shtetas, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov dhe disa fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike, në bashkëpunim” dhe “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake. /Gazeta Liberale

https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/photos/a.1503908149895551/2762075987412088/?type=3

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH