Sport

Kualifikueset Euro 2024/ Edhe barazimi mjafton, Shqipëria shkon në Gjermani si e para e grupit

Shkruar nga Liberale

Kombëtarja mbylli sot fushatën e eliminatoreve në kuadër të Euro 2024, teksa kuqezinjtë u ndeshën me skuadrën e fundit të grupit në Air Albania, Ishujt Faroe.

Të besuarit e trajnerit Sylvinho e kishin të garantuar pjesëmarrjen në Europianin e verës së ardhshme në Gjermani, ndërsa për vendin e parë në grup, iu mjaftonte edhe vetëm një pikë.

Pavarësisht rasteve të shumta, kuqezinjtë nuk e zhbllokuan dot rezultatin duke i mbyllur 90 minutat e ndeshjes në barazim pa gola.

Çekia fitoi 3-0 ndaj Moldavisë dhe u kualifikua si e dyta e grupit. Polonia e treta shpreson të presë biletën përmes Ligës së Kombeve.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH