Aktualitet

Kryemadhi: Pozicionimi i LSI-së në marrëdhënie me opozitën është...

Shkruar nga Liberale
Kryemadhi: Pozicionimi i LSI-së në marrëdhënie me

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka dalë sot para mediave ku ka folur për procesin zgjedhor që kjo forcë zhvilloi pak ditë më parë si dhe situatën në vend dhe qëndrimin opozitar.

Kryemadhi tha se Pozicionimi i LSI-së në marrëdhënie me opozitën është shumë i qartë dhe i patjetërsueshëm.

“Konventa e 5 dhjetorit do jetë konventa zgjedhore që do zgjedhë nënkryetarët, sek e përgjithshëm. Do të jetë shumë e qartë sa i përket anës programore për zgjedhjet e 25 prillit dhe cili do jetë angazhimi i LSI-së.Fronti opozitar është kompakt. Taktikat e përdorura nga rilindja nuk kanë çedim në qëndrimet tona. Opozita është dhe do të jetë krah qytetarëve.

Ne kemi nevojë për të pasur kontaktin e drejtpërdrejt tek qytetarët. Sa i përket taktikave elektorale, pozicionimet, janë teknikalitete. Pozicionimi i LSI-së në marrëdhënie me opozitën është shumë i qartë dhe i patjetërsueshëm”, deklaroi Kryemadhi.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH