Sport

Kriza energjetike rrezikon të mbyllë stadiumet gjermane

Shkruar nga Liberale
Kriza energjetike rrezikon të mbyllë stadiumet gjermane

Kriza energjetike që ka shkaktuar konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës nuk ka kursyer as futbollin madje as klubin e Bajern.

“Allianz Arena” dhe stadiume të tjera gjermane mund të mbyllen në dimër si pasojë e kësaj krize.

Nëse aktivizohet plani i urgjencës së gazit, stadiumet e Bundesligës rrezikojnë gjithashtu të mbyllen në dimër, shkruan “Sportbild”.

Plot gjysma e tyre, 9 nga 18 impiantet e skuadrave kanë ngrohës fushe me gaz, që mund të nënkuptojë se ndeshjet në vitin 2023 mund të anulohen për shkak të borës dhe akullit.

Zëvendësi i bordit të Bajernit, Jan-Kristian Drezen, pranoi marrjen e masave. Ndriçimi i stadiumit planifikohet që të mbahet ndezur vetëm për 3 orë pas rënies së natës, por edhe kondicionerët do të fiken.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH