Globi

Krim i rëndë në një familje në Itali/ Mjeku në pension vret gruan, fëmijët, dhe veten

Shkruar nga Liberale
Krim i rëndë në një familje në Itali/ Mjeku në

Një krim i rëndë ka ndodhur në Itali, ku mjek i pensionuar vrau gruan dhe dy fëmijët e tij dhe më pas kreu vetëvrasje.

Ngjarja ndodhi sot pasdite, në L'Aquila, në një vilë në Tempera, në periferi të qytetit. Sipas informacioneve paraprake, burri vrau gruan dhe dy fëmijët e tij me një pistoletë P38 dhe më pas u vetëvra. Dyshohet se shkak është bërë gjendja shumë e rëndë e njërit prej dy fëmijëve.

Disa miq dhe të afërm dhanë lajmin për tragjedinë pasi vendosën të kërkonin familjen që prej ditësh nuk dilte nga shtëpia. Ata shkuan në shtëpinë e tyre ku gjetën trupat në gjendje të rëndë pasi prej disa ditësh kishin qëndruar pajetë aty. Ata njoftuan policinë,e cila tashmë ka nisur hetimet.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH