Kryesore

Kosovë-Serbi/A s’u prishën kështu bisedimet edhe kur u vra Ivanoviçi?

               Publikuar në : 08:51 - 04/07/20 liberale

Kjo strategji kërkonte që Grenell të nxitonte përsa i përket takimit, që mesa duket kështu ndodhi, dhe të arrinte një marrëveshje, çfarëdolloj marrëveshje, në përpjekje për të arritur një fitore aq shumë të nevojshme për Donald Trump. Por askush nuk mund të parashikonte që prokurori, zyra e të cilit historikisht ka qenë një pus i vërtetë përsa i takon informacioneve, do të bënte atë njoftim për shtyp dhe do të prishte bisedimet.

 Dean B. Pineles

Tour de force i planifikuar, i ujdisur nga Richard Grenell, i dërguari special i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, ishte planifikuar të mbahej më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.

Pikërisht këtë ditë presidenti Hashim Thaçi i Kosovës dhe presidenti Aleksandër Vuçiçi Serbisë duhet të takoheshin me Grenell dhe zyrtarë të tjerë të lartë për të nisur fillimin e bisedimeve të ngecura duke shpresuar se mund të arrinin një marrëveshje për çështjet ekonomike si një prelud i mundshëm i një marrëveshja e ardhshme për njohjen reciproke midis dy vendeve.

Takimi dhe çdo marrëveshje që do të vinte më pas, do të kishte qenë një triumf personal për Grenell, njeriun taktik dhe të besuarin e Trump, i cili është në qendër të diskutimeve midis dy vendeve.

Takimi do të mundësonte që amerikanët të linin në hije europianët, të cilët e urrejnë Grenellin dhe janë të dëshpëruar për të luajtur një rol domethënës, nëse jo një rol udhëheqës, në drejtimin e dialogut.

Ndërkohë që BE është  shprehur se e mbështesin rifillimin e bisedimeve, ajo nuk ka pasur sukses në çuarje përpara të kësaj çështjeje. Si rezultat i kësaj, Thaçi dhe Vuçiçi tani i besuan më shumë SHBA-së.

Ajo që është ndoshta më e rëndësishmja, një marrëveshje mund të përshëndetej nga presidenti Trump si një arritje e politikës së jashtme, diçka që mungon në rezymenë e tij.

Ndërkohë që ai i drejtohet zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen më 3 nëntor, sondazhet tregojnë një rënie të mbështetjes për të, për shkak të lidershipit të tij aspak efikas gjatë krizës së pandemisë dhe protestave të fundit “Jetët e njerëzve me ngjyrë kanë rëndësi” dhe atij i duhet e gjithë ndihma që mund të sigurojë.

Por takimi i madh rezultoi të ishte thjesht një festë në të cilën nuk mori pjesë askush. Ndërsa Thaçi ishte rrugës për në Uashington më 24 qershor, Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë bëri një deklaratë për mediat duke thënë se Thaçi ishte subjekt i një aktakuze prej shumë pikash që akuzon atë dhe nëntë të tjerë, përfshirë edhe Kadri Veselin, ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës , për një sërë krimesh të rënda dhe se Thaçi dhe Veseli ishin përpjekur të sabotonin Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Kosovo President Hashim Thaci takes part in a tribute ceremony at a statue of late Kosovo Liberation Army (KLA) commander in Pristina on June 11, 2020, as the country celebrates the Liberation Day marking the deployment of NATO forces on the ground. (Photo by Armend NIMANI / AFP) (Photo by ARMEND NIMANI/AFP via Getty Images)

Thaçit nuk i mbeti gjë tjetër veçse të hiqte dorë nga takimi i shumëpërfolur, i cili kishte tërhequr vëmendjen në të gjitha mediave kryesore të Amerikës, të tilla si Neë York Times, Washington Post dhe Ëall Street Journal. Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti gjithashtu anuloi udhëtimin e tij në Uashington pas lajmeve për Thaçin.

Nëse koha kur u bë ky njoftim ishte e planifikuar apo thjesht rastësi, kjo tani është objekt spekulimesh të shumta. Momenti kur u bë kjo ishte vërtet i çuditshëm. Një version i besueshëm parashtron se ky moment ishte planifikuar në mënyrë që Thaçi të mos ishte në gjendje të negocionte një marrëveshje në Uashington për të shfuqizuar gjykatën ose për të arritur imunitet për veten e tij.

Kjo pikëpamje gjen një mbështetje në formulimin e njoftimit për shtyp, në të cilin thuhej se Thaçi dhe Veseli “besohet se kanë kryer një fushatë të fshehtë për të rrëzuar ligjin për krijimin e gjykatës, duke penguar kështu punën e gjykatës në përpjekje për të siguruar që ata mos u përball me drejtësinë ”.

Por si mund të ndodhte një marrëveshje e tillë? Gjykata është krijuar nga ligji i Kosovës dhe nuk mund të shfuqizohet pa shfuqizuar më parë statutin Asambleja e Kosovës.

Megjithatë, Grenell e anuloi menjëherë takimin, duke thënë se ai e respektonte vendimin e Thaçit dhe se nuk ishte planifikuar se kur do të mund të mbahej ky takim.

Administrata e Trump i ka besuar gjithmonë Thaçit si personi i duhur për të përfaqësuar Kosovën dhe e ka trajtuar atë si personin e vetëm që mund të arrijë një marrëveshje me Vuçiçin. Thaçi ka qenë shumë herë në SHBA gjatë disa viteve të fundit dhe gjithmonë ka marrë një pritje dhe mbështetje të ngrohtë nga zyrtarë të lartë amerikanë.

Një shembull i tillë ishte më 30 nëntor 2018, kur Thaçi mbajti një fjalim në të cilin mora pjesë edhe unë në Këshillin Atlantik, një organizatë e respektuar në Uashington. Unë kam qenë gjykatës penal ndërkombëtar me misionin e sundimit të ligjit të Bashkimit Europian, EULEX, në Kosovë në vitet 2011-2013, por kjo qe mundësia ime e parë për ta parë atë personalisht dhe për ta dëgjuar të fliste.

Teksa hyri në dhomë, të gjithë sytë u kthyen nga ai. I gjatë dhe i pashëm, me një pamje prej presidenti. Ai doli në skenë para një publiku të mbushur me zyrtarë të qeverisë amerikane, ambasadorë të huaj, analistë politikë, shumë personalitete, anëtarë të publikut dhe shumë media dhe prezantoi vërejtjet e tij me një anglishte të rrjedhshme.

Pika e tij kryesore, të cilën ai e prezantoi prerazi, ishte se pavarësisht tmerreve të luftës me Serbinë, gjë të cilën Kosova nuk do ta harrojë kurrë, Kosova ishte e gatshme të negocionte një marrëveshje përfundimtare dhe të përhershme me Serbinë dhe se koha e duhur për ta bërë këtë është tani. Ai u duartrokit nga të gjithë.

Lëvizjes taktike të Grenell i mbaroi koha

Thaçi jo vetëm që la një përshtypje të fuqishme tek kjo audiencë, por la përshtypje të mirë edhe te zyrtarët e lartë amerikanë, me të cilët u konsultua në Uashington, se ai tani ishte një ish-luftëtar i kthyer në burrë shteti dhe që në zemër kishte interesat më të mira të vendit të tij.

Kështu, në mes të dhjetorit 2018, vetëm dy javë më vonë, presidenti Trump mori një qëndrim jashtëzakonisht aktiv duke i shkruar drejtpërdrejt Thaçit dhe Vuçiçit, duke u kërkuar që ata të shfrytëzojnë këtë mundësi unike për të bërë një marrëveshje dhe duke sugjeruar se ata do të ftoheshin në Rose Garden në Shtëpinë e Bardhë për ta festuar këtë – një nder i vërtetë.

Por për vite me radhë, Thaçi dhe veteranë t ë tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë qenë nën lupën e hetimeve ndërkombëtare për krime lufte. Këto hetime përfundimisht çuan në krijimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë.

Në fillim ishin akuzat tronditëse të bëra në vitin 2008 nga Carla Del Ponte, kryeprokurorja e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, për përfshirjen e pretenduar të anëtarëve të lartë të UÇK-së në trafikimin e organeve.

Pastaj erdhi raporti famëkeq i Dick Marty për Këshillin e Europës, i miratuar në fillim të vitit 2011, i cili vërtetoi shumë nga akuzat e Del Pontes dhe shtoi edhe krime të tjera të rënda, si dhe identifikoi për herë të parë me emër posaçërisht Thaçin dhe komandantët e tjerë të UÇK-së.

Thaçi u përshkrua në raportin e Dick Marty si lideri i një sipërmarrje krimi të organizuar e përfshirë në vrasje, tortura, zhdukje të detyruar, trafikim organesh dhe krime të tjera të rënda. Ai i mohoi me forcë akuzat, duke i përshkruar ato si “monstruoze” dhe “skandaloze”. (Ai përsëriti mohimin e tij të fortë në fjalimin që mbajti para kombit të hënën.)

Pas kësaj erdhi një hetim nga Task Forca Speciale e BE-së, raporti i së cilës në vitin 2014 mbështeti pretendimet e Dick Marty. Kjo çoi në një masë legjislative nga Asambleja e Kosovës, e cila në vitin 2015 themeloi Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Ndërkohë që evolucioni i gjykatës ka qenë një rast studimi për shkak të drejtësisë ndërkombëtare jashtëzakonisht të shtrenjtë në lëvizje të ngadaltë, ishte thjesht një çështje kohe para se aktakuzat të paraqiteshin dhe të gjithë ata që e njohin mënyrën se si vepron gjykata do të kuptonin se ky moment po afronte shpejt.

Në fakt, Zyra e Prokurorit të Specializuar e ngrit aktakuzën konfidenciale më 24 prill dhe një gjyqtar i procedurës paraprake u caktua të rishikojë aktakuzën për mjaftueshmëri juridike dhe faktike brenda një afati kohor prej gjashtë muajsh. Aktakuza nuk do të bëhej publike derisa ajo të konfirmohej nga gjykatësi i procedurës paraprake, por koha në dispozicion po ecte.

Kjo me shumë gjasa e informoi Grenellin për kohët e vështira që e prisnin Thaçin në një të ardhme shumë të afërt. Megjithatë, Grenell me siguri besonte se kishte mjaftueshëm kohë për të organizuar takimin në Uashington, duke hamendësuar se po vepronte shpejt, duke pasur parasysh se afati prej gjashtë muajsh kohë që ka gjykatësi i procedurës paraprake përfundon në fund të tetorit.

Kjo strategji kërkonte që ai të nxitonte përsa i përket takimit, që mesa duket kështu ndodhi, dhe të arrinte një marrëveshje, çfarëdolloj marrëveshje, në përpjekje për të arritur një fitore aq shumë të nevojshme për Donald Trump. Por askush nuk mund të parashikonte që prokurori, zyra e të cilit historikisht ka qenë një pus i vërtetë përsa i takon informacioneve, do të bënte atë njoftim për shtyp dhe do të prishte bisedimet.

Kjo sekuencë e jashtëzakonshme ngjarjesh na sjell në mendje herën e fundit që u planifikua të rinisnin bisedimet në Bruksel nën kujdesin europian më 16 janar 2018. Atë ditë, politikani serb i Kosovës Oliver Ivanoviç u vra në veri të Mitrovicës dhe bisedimet u anuluan, njësoj siç ndodhi përsëri fundjavën e kaluar.

Ndërkohë që nuk pretendoj se kam aftësi për të parashikuar gjërat, në janar 2018 shkrova një artikull për këtë faqe interneti të titulluar “Dilema Amerikane: Po sikur Thaçi i Kosovës të paditet?” Poshtë titullit vazhdonte: “Shtetet e Bashkuara kanë investuar shumë kapital në presidentin e Kosovës Hashim Thaçi me shpresën për të siguruar një marrëveshje paqeje Prishtinë-Beograd, por një aktakuzë e mundshme për krime lufte mund të dëmtojë strategjinë e Uashingtonit.”

Dhe kjo është pikërisht ajo që ka ndodhur. SHBA-ja nuk ka hartuar kurrë një plan B pa Thaçin dhe ky rezultat mund të përshkruhet vetëm si një debutim i politikës së jashtme dhe një siklet për Grenell dhe administratën Trump.

Ndërkohë, Gjermania dhe Franca po planifikojnë një samit Kosovë-Serbi në Francë në korrik, i cili në Uashington do të shihet si një ofendim në sytë e Trump.

 

Tags: , , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back