Aktualitet

Kosova rekord viktimash nga Covid-19

Shkruar nga Liberale
Kosova rekord viktimash nga Covid-19

Autoritetet shtetërore në Kosovë raportuan të dielën për 36 viktima nga Covid-19. Ky është numri më i lartë i viktimave, që prej fillimit të Pandemisë në mars të vitit 2020.

Sipas raportit ditor, në 24 orët paraprake janë regjistruar 1.630 raste të reja.

Rastet e reja dalin pas testimit të 11.458 kampionesh në laboratorët shtetërorë dhe privatë.

Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 816 pacientë dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 113.699.

Raste aktive me Covid-19 janë 26.575.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH