Sport

Kosova “pushton” Katarin, siguron 3 medalje në xhudo

Shkruar nga Liberale
Kosova “pushton” Katarin, siguron 3 medalje në xhudo

Një ditë fantastike për xhudon dhe sportin e Kosovës.

Xhudistja, Nora Gjakova ka kompletuar suksesin e sportistëve tanë në Masterin e xhudos që po mbahet në Doha të Katarit.

Gjakova ka fituar medaljen e bronztë në kategorinë deri 57 kilogramë. Më herët gjatë të hënës, medalje të artë fitoi Distria Krasniqi (48 kg), ndërsa të bronztë fitoi Majlinda Kelmendi (52 kg).

Vetëm këto tri xhudiste kanë garuar për Kosovën të hënën, në ditën e parë të Mastersit dhe të triat kanë siguruar medalje çka është një sukses i jashtëzakonshëm.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH