
Partitë politike në Kosovë mbyllen mbrëmë fushatën pesëditore për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale që pritet të mbahen nesër në Kosovë, teksa sot vendi është zyrtarisht heshtje zgjedhore.
Nga 38 komuna, qytetarët e 21 prej tyre do t’u drejtohen sërish kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e komunës, në mes dy kandidatëve më të votuar në raundin e parë.
Partia që garon në numrin më të madh të komunave për balotazh është Lëvizja Vetëvendosje me gjithsej 12 komuna.
Komunat ku do të mbahen zgjedhjet për balotazh janë: Prishtina, Prizreni, Gjakova, Gjilani, Podujeva, Kamenica, Drenasi, Dragashi, Istogu, Kaçaniku, Klina, Fushë-Kosova, Obiliqi, Rahoveci, Shtimja, Vitia, Vushtrria, Malisheva, Juniku, Mamusha dhe Kllokoti.
Raundi i parë i zgjedhjeve U mbajtur më 17 tetor.