Aktualitet

Kosova aplikon për t’u bërë pjesë e Këshillit të Europës, reagon Basha nga Kuvendi

Shkruar nga Liberale
Kosova aplikon për t’u bërë pjesë e Këshillit

Ish-kreu i Partisë Demorkatike, Lulzim Basha ka reaguar pasi Kosova ka dorëzuar zyrtarisht kërkesën për anëtarësim në Këshillin e Europës.

“Investimi në Kosovën e pavarur, në Kosovën krah për krah me bijtë e bijat uniformë të vendeve anëtare të NATO-s, investimi më i suksesshëm global e në veçanti i demokracive perëndimore”, u shpreh Basha në Kuvend.

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla dorëzoi sot kërkesën në Strasburg të Francës.

Gërvalla njoftoi se nga sot fillojnë procedurat për shqyrtim të kërkesës nga ana e Këshillit, derisa tha se është optimiste që Kosova do të jetë anëtare e kësaj organizate të të drejtave të njeriut.

“Dorëzuam kërkesën për anëtarësim në Këshill të Europës. Sot hapëm një kapitull të ri për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës, sot fillon procedura e shqyrtimit të kërkesës sonë, e cila do të kalojë në instancat të ndryshme të Këshillit të Europës dhe Asamblesë Parlamentare dhe për fund edhe të Këshillit Ministror. Kosova është vendi më demokratik në rajon, Kosova është vendi më proeuropian në rajon dhe është vendi më optimist në rajon. Prandaj, Kosova e meriton të jetë anëtare e Këshillit të Europës një ditë e më parë. Kjo procedurë që e kemi nisur sot do të përfundojë me anëtarësim të plotë të Kosovës në Këshill të Europës dhe me këtë me forcim të të drejtave të qytetarëve të Kosovës dhe qasje të tyre në instanca europiane”, u shpreh ajo.

Dorëzimi i kërkesës nga Gërvalla erdhi pasi Qeveria e Kosovës miratoi sot në parim nismën për anëtarësimin e Kosovës në KiE.

Këshilli i Evropës ka 46 shtete anëtare. Për pranimin e saj, mjafton përkrahja e dy të tretave të tyre. Shpresat për anëtarësim janë shtuar pas përjashtimit të Rusisë nga kjo organizatë. /Liberale.al

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH