Aktualitet

Koronavirusi, Ismailaj: 494 të dënuar kërkuan “dënimin në shtëpi”

               Publikuar në : 22:14 - 01/04/20 liberale

Mbi 494 të dënuar në shkallë vendi kanë kërkuar lejen e vuajtjes së mbetur të dënimit në shtëpi. “Janë 585 të dënuar që plotësojnë kriterin formal, në lidhje me kohën e mbetur të dënimit dhe kemi 494 kërkesa për leje. Vendimi do të merret shumë shpejt”, tha drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Agim Isamilaj, në një intervistë për A2.

Ai shtoi se në sistemin penitenciar nuk ka asnjë rast të dyshimtë të infektuar me Covid-19 dhe se masat janë ekstreme. “Çdokush që mund të futet në burg kontrollohet dhe vlerësohet nga stafi shëndetësor, pajiset me maska edhe doreza. Stafi kontrollohet çdo ditë”, shpjegon Ismailaj. “Mes të burgosurve nuk ka fare panik, kemi gjetur mirëkuptim”.

Për herë të parë, ai pranon se janë ngritur dy pavione dhe një spital në Fushë-Krujë, të gatshme për të përballuar çdo situatë të dyshimtë të të infektuarve në radhët e të dënuarve apo paraburgosurve.

Një kërkesë e Gjykatës së Posaçme do të mundësojë në këtë situatë shtetrrethimi zhvillimin e proceseve me video-konferencë. “Mundësitë teknike janë dhe kjo do të bëhet”, thotë Ismailaj.

Tags: , , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back