Aktualitet

Kornizat e bisedimeve për negociatat/ Zyrtarja e BE: Po punojmë...

Shkruar nga Liberale
Kornizat e bisedimeve për negociatat/ Zyrtarja e BE: Po punojmë...

Drejtoresha e BE për Ballkanin dhe shefja e ONM, Genoveva Ruiz Calavera ka thënë se po punohet për detajet e fundit sa i përket sturkturës për negociatat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Këshillin Europian.

"Po me të vërtetë, ne jemi duke punuar në detajet e fundit të këtyre dokumenteve të rëndësishme që përcaktojnë kornizën në të cilën do të zhvillohen negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për pranimin në Bashkimin Evropian.", shkruan Calavera në Twitter.

Javën tjetër do të jetë data kur KE dhe komisioneri për zgjerimin Varhelyi do të paraqesin strukturën e negociatave.

"Përfaqësuesi OliverVarhelyi tha sot se KE do të paraqesë kornizat e bisedimeve për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në Këshillin Europian në qershor, me shpresë javën e ardhshme.”, shkruan zëdhënësja e BE, Ana Pisoneri. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH