Aktualitet

KLP 'dështon' sërish, si po zvarritet procedura për kryeprokurorin

Shkruar nga Liberale
KLP 'dështon' sërish, si po zvarritet procedura për

Këshilli i Lartë i Prokurorisë po zvarrit procedurat për zgjedhjen e prokurorit të ri të përgjithshëm.

Për të dytën herë KLP nuk ia arriti qëllimit për të miratuar metodologjinë për vlerësimin dhe caktimin e pikëve për renditjen e kandidatëve për kreun e akuzës.

Miratimi u shty për seancën e ardhshme pasi disa nga anëtarët kërkuan ndryshime në variantin përfundimtar.

Në garë për postin e prokurorit të përgjithshëm janë prokurorja aktuale Arta Marku, prokuroja e Apelit Fatjona Memçaj dhe prokurori i Krimeve të Rënda Olsian Çela.

Në rast se parlamenti nuk zgjedh me shumicë të cilësuar një nga kandidatët brenda një afati prej 30 ditësh, automatikisht prokuror zgjidhet i pari që do të listohet nga KLP./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH