Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim ka deklaruar pas takimit me kreun e SPAK dhe shefen e BKH-së, ‘FBI-së shqiptare’, se Reforma në Drejtësi po ecën përpara dhe duhet të vazhdojë, në mënyrë që shqiptarët të kenë drejtësi.
“Sot u takuam me Drejtorin e BKH-së Hajnaj & shefin e SPAK, Kraja për të përsëritur mbështetjen e fortë të SHBA-së.
Reforma në Drejtësi nuk do të jetë e shpejtë ose e lehtë, por po ecën përpara hap pas hapi dhe duhet të vazhdojë në mënyrë që shqiptarët të kenë drejtësi. Sundimi i ligjit është gjithashtu thelbësor për investimet e huaja”, shkruan Kim në Twitter.