Aktualitet

Këshillat e ekspertëve, si duhet të veproni në rast tërmeti

Shkruar nga Liberale
Këshillat e ekspertëve, si duhet të veproni në rast

Tërmeti me madhësi 7.8 që ra rreth orës 02:00 të mëngjesit të së hënës i kapi shumicën e njerëzve në befasi. Shumë prej njerëzve kanë qenë në gjumë, duke e bërë edhe më të rëndë tragjedinë.

Dy tërmete vdekjeprurëse që goditën Turqinë dhe Sirinë kanë shkaktuar deri më tani mbi 5 mijë viktima. Autoritetet druhen se numri mund të shkojë deri në 20 mijë.

Por, në kësi rastesh, lindin shumë pyetje në lidhje me atë se çfarë duhet të bëjmë ne në rastin kur bie tërmet, si gjatë ashtu edhe pas goditjes.

Sipas ekspertëve do të jeni të sigurt nga tërmetet nëse merrni këto 3 hapa themelorë:

-Uluni në tokë,

-Fshihuni nën një tavolinë,

-Qëndroni aty deri sa të ndalojnë dridhjet.

Nëse nuk ka një tavolinë pranë jush, shtrihuni në një cep të ndërtesës dhe mbuloni kokën e qafën me krahët tuaj. Mos u mundoni të shkoni në një dhomë tjetër vetëm për t’u futur nën tryezë.

Nëse jeni në shtrat, mos lëvizni por qëndroni aty, duke mbrojtur kokën me një jastëk. Ka më pak mundësi të lëndoheni duke qëndruar aty ku jeni. Gota e thyer nga tronditjet në dysheme ka shkaktuar lëndime për ata që janë ulur në tokë duke u përpjekur të dilnin nga dhoma.

Nëse je duke drejtuar makinën, gjej një vend për të parkuar. Shmangni mbikalimet, urat, linjat dhe rreziqet e tjera. Qëndroni brenda automjetit derisa dridhjet e tërmetit të kenë mbaruar.

KËSHILLA SE ÇFARË DUHET TË BËNI:

Përgatitni shtëpinë tuaj

Caktoni një kontakt urgjence

Praktikoni

Shmangni dritaret

Qëndroni aty ku jeni deri sa të pushojnë lëkundjet

Mos hipni në ashensor

Pas tërmetit të parë, prisni pasgoditjet

Dilni jashtë

Monitoroni lajmet

Shmangni kryerjen e telefonatave

Nëse keni ngecur, bëni kujdes deri sa t’ju vijnë t’ju shpëtojnë.

 

Liberale Newsroom

Poll
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH