Showbiz

Kërkoi burrë në internet, aplikacioni takimeve bllokon Sharon Stone

Shkruar nga Liberale
Kërkoi burrë në internet, aplikacioni takimeve bllokon Sharon

Aktorja Sharon Stone është bllokuar nga aplikacioni takimeve pasi u regjistrua aty për tu njohur me meshkuj.

Por Bumble pohoi se e bllokoi për shkak të raportimeve se profili i saj ishte fallco.

Megjithatë 62-vjeçarja pranoi se ishte profili i saj i vërtetë.

"Hej Bumble, jam e përjashtuar?"- shkroi ylli i kinematografisë botërore.

Bumble tha se e kanë zhbllokuar llogarinë e Stone në mënyrë që ajo të mund të "kthehet në Bumbling".

"Na besoni, ne patjetër që të duam aty,"- tha drejtorja editoriale e Bumble, Clare O'Connor.

Bumble është një aplikacion takimesh që lidh përdoruesit që kërkojnë romancë, miqësi ose ndonjë gjë tjetër.

Përdoruesit mund të filtrojnë me ata duan të takojnë sipas gjinisë, moshës dhe distancës.

Nëse dy përdorues "pëlqejnë" njëri-tjetrin, mund të fillojnë të komunikojnë dhe të lidhen bashkë.

Bumble është i ndryshëm nga aplikacionet e tjera të takimit pasi këtu janë të parat gratë që duhet të fillojë kontaktin duke dërguar mesazhin e parë.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH