Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar sërish në lidhje me depozitimin në KQZ të kërkesës pvr të marrë pjesë në zgjedhje të Partisë Socialdemokratike, me kryetar Tom Doshin.
Në një postim në Twitter, teksa etiketon kryeministrin Rama, Kim shkruan se të dy bashkë e kanë të qartë se cfarë do të thotë ky regjistrim dhe se kryministri i ka deklaruar Doshi nuk do të ketë asnjë rol në asnjë qeveri që ai formon.
"Më lejoni t'i jap fund spekulimeve: KM@ediramaal& Kam një kuptim të qartë se çfarë do të thotë ky emërtim. Në fakt, Kryeministri më kujtoi se ai e kishte përjashtuar personalisht këtë person nga Partia Socialiste. Ai theksoi se ky person nuk do të ketë asnjë rol në asnjë qeveri që ai formon", shkruan Kim, duke shpërndarë edhe apelin që bëri më 8 shkurt, për t'ju kujtuar partive që të mos përfshijnë në listat e tyre njerëz të inkriminuar.