Aktualitet

Gazeta Liberale hapet sot me: KÇK, pikëpyetjet e një ligji

Shkruar nga Liberale
Gazeta Liberale hapet sot me: KÇK, pikëpyetjet e një ligji

Atentati ku mbeti i plagosur prokurori Arian Ndoja, vetëm pak ditë pasi kryeministri Rama e kishte denoncuar publikisht nga foltorja e Kuvendit, ishte prova konkrete e përmasave dhe seriozitetit të organizatës kriminale, të pagëzuar si “KÇK”.

Ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve, që të vetëdijshëm se nuk do ta kalojnë procesin e vetingut dhe ndërkohë, sipas kryeministrit po “bëjnë kërdinë” me vjedhje, Rama disa ditë më parë lajmëroi se shumica do të përgatiste një ligj special, që do të pastronte sistemin në fazën tranzitore të Reformës në Drejtësi.

I paduruar për të pritur që këtë ta bënte reforma, që ka nisur zbatimin prej tre vitesh por që po ecën ngadalë, kryeministri u shpalli luftë të hapur të gjithë prokurorëve dhe gjyqtarëve në sistem, që jo vetëm nuk janë trembur nga Drejtësia e Re, por që po e sfidojnë atë me vendime absurde, dy prej të cilave vetë Rama i denoncoi në Parlament.

Këto dhe shumë të tjera do t’i lexoni në Gazetën Liberale në print sot. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH