Aktualitet

Kanë emrin te peticioni, Ema Andrea dhe Kozeta Kurti: S’kemi firmosur

Shkruar nga Liberale
Kanë emrin te peticioni, Ema Andrea dhe Kozeta Kurti: S’kemi firmosur

Peticioni i ri i artistëve që kërkojnë Teatër të ri, te godina aktuale, të publikuar në mënyrë të beftë dje në media, duket se i ka kapur në befasi disa prej emrave të renditur në të.

E kontaktuar nga “Panorama”, gazetarja Kozeta Kurti, e punësuar në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, u shpreh e habitur që emri i saj gjendej mes atyre të artistëve të tjerë.

“Nuk kam firmosur asnjë peticion. 2 vjet e gjysmë më parë jam shprehur në një artikull se dua Teatër të ri, por jo ta gjej me GPS, në një qendër tregtare. Pra, kundër PPP-së”, tha ajo.

Po aq e befasuar, prej këtij peticioni të ri duket edhe aktorja Ema Andra. E kontaktuar nga “Panorama” , thotë se fjalën e tyre, së bashku me kolegët, e kanë thënë në shkurt, por për peticionin e ri s’ka asnjë informacion.

“E dua një të ri, për të rinjtë, se unë nuk kam më kohë”, thotë ajo, duke shtuar se nuk është e rëndësishme, se në cilin truall do të jetë. Për sa i përket shembjes së godinës aktuale, ajo shprehet se: “Pse duhet folur për shembje, kur puna është se duhet ndërtuar. Për më tepër, sipas meje, me këtë punë nuk kanë pse merren artistët. Nëse ata pyeten a duan një shtëpi të re, sigurisht që do thonë se e duan një të tillë”, u shpreh aktorja.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH