Aktorja e “Portokallisë”, Arjola Demiri ka folur në emisionin, “Pardon my French” për jetën personale.
Ajo u shpreh se, akoma nuk ka gjetur atë që po kërkon tek një mashkull, duke thënë se ka nevojë për dikë të fortë dhe dominant.
“Ndoshta nuk jam unë ajo që dua një lidhje dashurie. Femrat e forta dhe të vështira është e vështirë t’i përballosh, jam e thjeshtë me këmbë për toke, mendoj që më duhet një burrë i fortë dhe dominant dhe kjo gjë sa po shkon e po zbutet, dashuria dhe sistemi i lidhjeve është bërë fast-food dhe nuk jam e interesuar për këto gjëra, jam e interesuar për një mashkull të fortë dhe që lufton përkrah meje, nuk është e rëndësishme nëse ka (të ardhura) apo nuk ka”, ka thënë Arjola.