Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka reaguar sërish në lidhje me situatën e krijuar në pikat e kalimit kufitar e Greqinë.
Xhaçka në reagimin e saj thekson se numri i qytetarëve që do të lejohet të kalojnë në anën tjetër të kufirit do të jetë i kufizuar.
Ministrja bën apel që një pjesë e qytetarëve të mos drejtohen drejt pikave të kalimit kufitarë dhe ka kërkuar nga ata që presin në radhë të kthehen në banesat e e tyre, deri në normalizimin e situatës.
“Forcat e Armatosura vijojnë të qëndrojnë në Kakavijë për t’i ardhur në ndihmë çdo qytetari që qëndron në radhë, por gjithësecili duhet të jetë i ndërgjegjshëm që këto janë masa të diktuara për parandalimin e COVID-19, nga një shtet tjetër.
Numri i qytetarëve që lejohet të kalojnë është mjaft i kufizuar dhe kalimi i të gjithë atyre që janë aktualisht në radhë fatkeqësisht është i pamundur.
Ndaj, bëjmë thirrje që jo vetëm qytetarët e tjerë të mos drejtohen drejt pikave kufitare me Greqinë, por edhe ata që presin në radhë të kthehen në banesat e e tyre, deri në normalizimin e situatës”, shkruan Xhaçka.