Aktualitet

Kakavijë, ambulanca përplas për vdekje një fëmijë

               Publikuar në : 10:43 - 15/08/20 liberale

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të shtune në Kakavijë ku ambulanca ka përplasur për vdekje një fëmijë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në momentin që ambulanca ka qenë me shpejtësi duke transportuar një të sëmurë për të marrë ndihmë mjeksore.

Ndërkohë deri më tani nuk ka informacion në lidhje me moshën e fëmijës.

Prej ditësh në këtë pikë kufitare vijojnë radhë të gjata automjetesh të cilat presin për të kaluar në shtetin grek.

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back