Aktualitet

Ish-kreu i KLSH, në zyrën e Metës për t'i dorëzuar detyrën

Shkruar nga Liberale
Ish-kreu i KLSH, në zyrën e Metës për t'i dorëzuar

Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim ish-Kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, me rastin e dorëzimit të detyrës së tij në krye të këtij institucioni.

"Presidenti Meta e falenderoi z.Leskaj për ushtrimin me përgjegjshmëri të kësaj detyre deri në fund, dhe vlerësoi rolin e tij për modernizimin e KLSH-së, përdorimin e standardeve të auditimit suprem publik të pranuara ndërkombëtarisht (ISSAI-t), për forcimin e llogaridhënies, transparencës, luftës kundër korrupsionit dhe abuzimit me fondet publike në administratën shtetërore.", njofton presidenca.

Njoftimi i Presidencës:

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta priti sot në një takim ish-Kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, znj.Bujar Leskaj, me rastin e dorëzimit të detyrës së tij në krye të këtij institucioni tepër të rëndësishëm kushtetues.

Presidenti Meta e falenderoi z.Leskaj për ushtrimin me përgjegjshmëri të kësaj detyre deri në fund, dhe vlerësoi rolin e tij për modernizimin e KLSH-së, përdorimin e standardeve të auditimit suprem publik të pranuara ndërkombëtarisht (ISSAI-t), për forcimin e llogaridhënies, transparencës, luftës kundër korrupsionit dhe abuzimit me fondet publike në administratën shtetërore.

Z.Leskaj e falenderoi Kreun e Shtetit për mbështetjen maksimale institucionale që i ka dhënë për përmbushjen e detyrës në respekt të plotë të Kushtetutës dhe ligjit. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH