Një ditë pasi gjykata vendosi që të lerë në burg ish-kreun e Kadastrës në Durrës Liridon Pula, zëvendëskryeministri Erion Braçe është shprehur se as ai as bashkëshortja e tij nuk kanë lidhje familjare me këtë të fundit.
“Unë, bashkëshortja ime, familja ime, familja e bashkëshortes, në rreth të parë, në rreth të dytë e të pafundëm nuk ka asnjë lidhje gjaku me të”, tha Braçe.
Ndërsa u shpreh se deklarata e ish-deputetit të PD Enkelejd Alibeaj është një shpifje dhe se do përballet në gjykatë.
“Talebani që artikuloi këtë dje dhe ngriti mbi këtë shpifje një episod të tërë korrupsioni do të vijë ta provojë në gjykatë dhe ky do të jetë fillimi për të dhe rracën e tij të talebanëve politikë në përballjen për çdo gjë të bërë në këtë vend. Drejtuesin e ASHK as e kam futur unë në sistem dhe as e kam komanduar unë. Nuk ka asnjë akt që dëshmon të kundërtën. Drejtuesi i ASHK-së në qendër mund të dëshmojë. Librat në ASHK janë të hapur”, tha Braçe./Gazeta Liberale