Aktualitet

Ish-drejtoresha e kabinetit të OSHEE përfundon në pranga, mori ryshfet 132 mijë euro

Shkruar nga Liberale
Ish-drejtoresha e kabinetit të OSHEE përfundon në pranga, mori

Policia ka vënë në pranga ish-zyrtaren e shpallur në kërkim për përfitimin e shumës 132 mijë euro si ryshfet për të favorizuar një kompani italiane për një tender të zhvilluar në vitin 2016.

Albana Ferraj mbante postin e drejtoreshës së kabinetit pranë OSHEE dhe ishte arkëtuesja e ryshfetit nga kompania italiane "Com Metodi" s.p.a me seli në Milano.

SPAK i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike" dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale".

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH